Behluli, ka thënë se për një muaj është bërë një punë e madhe artistike në disa fusha, janë organizuar punëtori, janë vizituar galeri dhe muze të Kajros dhe ka pasur bashkëpunim të ngushtë me artistë vendas.
Punimet e artistëve janë prezantuar në Qendrën Kulturore të Kajros e më pas do të prezantohen edhe në Vjenë e Sllovaki.
Vizita e Kajros ka qenë shumë e frytshme dhe me interes reciprok, sepse jemi njohur me zhvillimet e artit pamor në të gjitha fazat e zhvillimit të Egjiptit, por edhe me kulturën, lashtësinë, arkitekturën egjiptiane, ka thënë Behluli. A ka treguar se kishte prezantuar si është më së miri artin kosovar para egjiptianëve dhe artistëve të tjerë me qasjen e punës, teknikën, motivet dhe llojllojshmërinë kreative.
Nga ky aktivitet janë bërë ura lidhëse mes Kosovës, Egjiptit dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse. Unë personalisht kam marrë një eksperiencë nga ky aktivitet, por edhe kam dhënë shumë, duke vlerësuar artin tim në një formë ambasadori dhe shpesh edhe me flamurin e Kosovës, tha Avni Behluli.
Edhe piktori shqiptar, që përfaqësoi Holandën, Shefqet Emini Emini d